Please enter at least 3 characters.

Hatem Ben Arfa qesh në kurriz të Unai Emeryt

2019/03/GettyImages-1134306746-1.jpg
253:"RENNES, FRANCE - MARCH 07: Hatem Ben Arfa of Rennes takes a free-kick during the UEFA Europa League Round of 16 First Leg match between Stade Rennais and Arsenal at Roazhon Park on March 07, 2019 in Rennes, France. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Futbollisti i Rennesit, Hatem Ben Arfa është tallur me trajnerin e Arsenalit, Unai Emeryn.

Skuadra franceze para shikuesve të vetë ka triumfuar kundër Arsenalit me rezultat 3:1 në kuadër të Ligës së Evropës.

Spanjolli ishte menaxher i Ben Arfas gjatë kohës sa e drejtonte ekipin e PSG-së, e cila duhej të ishte lëvizja e tij e madhe në skenën evropiane, por përfundoi në katastrofë.

Festa e lojtarëve të Arsenalit pas golit të epërsisë (Foto:Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Ben Arfa në mënyrë të qartë i mori disa kënaqësi në fitoren kundër londinezëve dhe komentoi sjelljet e ish-trajnerit.

"Pashë të njëjtën Emery, të shqetësuar si kurrë më parë", tha anësori që mbrëmë shkëlqeu.

"Unë e pashë atë disa herë dhe kjo më bëri të qesh, ai nuk ka ndryshuar", shtoi më tutje lojtari që dikur konsiderohej si lojtar me perspektivë të madhe.

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Londër. /Telegrafi/