Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Ushtria e Kosovës ishte reciprociteti ndaj Serbisë, ka njerëz që do t'i riparojnë gabimet e Kurtit

2021/01/Ramush-Haradinaj-AAK-takimi-me-Hashim-Thacin-foto-Ridvan-Slivova-10-e1617561094817.jpg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me marrëveshjen për targat e automjeteve dhe reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Ushtria është reciprocitet. Ata kanë ushtri që e kanë rreziku krejt Ballkanin, e ti i ke votu ligjet tua të Ushtrisë së Kosovës dhe je ty ble armatim. Këtë e kam bërë unë. Ky zotnia (Kurti) ka mujt me i ngjit stikersat pa e dërgu fare policinë. E jo më ba film me tabela provuese në Parlament, e mandej mos me mbet me ato, po me u kthy në stikersa, duke e fut në marrëveshje edhe tërheqjen e policisë sonë”, tha Haradinaj në Kanal10.A

Ai tha se nuk e ka hallin për vota të Aleancës, por qëllimi i tij është ta ruaj shtetit, duke shtuar se i frikësohet skenarit të Gjeorgjisë.

Haradinaj shtoi se gabimet e Kurtit, që i humbi autoritetin policisë dhe që i bëri dëm të madh vendit që e shndërroi Serbinë palë, në çështjet tona të brendshme, ka njerëz që i riparojnë, ashtu siç i kanë riparuar edhe në të kaluarën.