Please enter at least 3 characters.

​Haradinaj pyet Osmanin: Lista Serbe, është pozitë apo opozitë në Komisionet e Kuvendit?

2020/02/Seanca-per-rezoluten-e-gjenocidit-serb-ndaj-shqiptareve-Daut-Haradinaj-foto-Ridvan-Slivova-50.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar të dijë pozicionin e Listës serbe, nëse është pozitë apo opozitë, sa i përket ndarjes së komisioneve parlamentare.

Haradinaj kërkoi të dijë nëse Lista serbe është pjesë e koalicionit qeverisës apo jo.

“A ka ndërhyrje të rregullores, a është në proporcion me numrin e shumicës shqiptare dhe si e cilësoni listën serbe pozitë apo opozitë, sepse nuk është e qartë”, tha ai.

Ndryshe në këtë seancë kryetarja Vjosa Osmani kishte përplasje edhe me shefin e grupit parlamentarë të PDK-së, Bedri Hamza. /Telegrafi/