Haradinaj, protestuesve në Colmar: Do të jemi bashkë, në rrugëtimin tonë!
18/02/2017
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, u drejtohet protestuesve të sotëm në Colmar, të cilëve u thotë se të bashkuar mund të arrijmë atë që dëshirojmë.“Të nderuar bashkëkombës nga diaspora,E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrin atje ku janë nisur.Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj!Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më!Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!Juaji Ramush Haradinaj”, ka shkruar ai. /Telegrafi/


