Please enter at least 3 characters.

Haradinaj pret në takim ambasadoren Finlandës, flasin për rimëkëmbjen ekonomike

2020/10/122222142_2180081312116271_8021949412544270412_o.jpg

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval.

Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, njofton se situata aktuale në vend dhe rimëkëmbja ekonomike ishin temat kryesore të diskutimit.

"Në rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës, përkrahja e Finlandës ka qenë substanciale dhe e qëndrueshme.

Ambasadorja Stjernval, shprehu gatishmërinë e saj dhe shtetit që përfaqëson, për përkrahjen e Kosovës, në agjendat e integrimit dhe rimëkëmbjen ekonomike", thuhet në njoftimin e Haradinajt.