Haradinaj kujton 83 vjetorin e lindjes së Adem Demaçit
26/02/2019
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kujtuar 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit Adem Demaçi.
Haradinaj e ka quajtur Demaçin kolos të lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri.
"Në kujtim të 83-vjetorit të lindjes së kolosit të lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri, Adem Demaçit, që iu bë zëdhënës kohës dhe brezit të tij, shpreh konsideratën e thellë për rrugëtimin e tij jetësor në shërbim të atdheut", ka shkruar Haradinaj.


