Please enter at least 3 characters.

Hamilton triumfon në Shanghai

2019/04/GettyImages-1142582953.jpg
254:"SHANGHAI, CHINA - APRIL 14: Race winner Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP celebrates on the podium during the F1 Grand Prix of China at Shanghai International Circuit on April 14, 2019 in Shanghai, China. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Kinës, gara numër 1000 në historinë e Formulës 1.

Britaniku i Mercedesit la pas shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas dhe ferraristin Sebastian Vettel.

Kjo është fitorja e tretë radhazi e Mercedesit në 3 garat e para të sezonit, duke treguar se edhe ky sezon nuk do të ketë histori.

Në renditjen e pilotëve kryeson Lewis Hamilton me 68 pikë, i ndjekur nga Bottas me 62 pikë.

Ndërkohë, Mercedes kryeson renditjen e konstruktorëve me 130 pikë, ndërsa Ferrari ka 78.

Formula 1 do të kthehet pas dy javësh, me Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Kjo është renditja e Çmimit të Madh të Kinës: