Please enter at least 3 characters.

Hajni shfrytëzoi pincat kirurgjike, për të vjedhur në xhepa (Video)

Kamerat e sigurisë, e kanë regjistruar burrin e njohur për Policinë, i cili vidhte në shitore të ndryshme në Turin të Italisë.

Ai shfrytëzonte pincat e gjatë, të njëjta me ato të kirurgëve, për të kryer operime te ndryshme.

Me anë të pincave të gjatë, ai nxirrte nga xhepat e viktimave, para të shumave të ndryshme.

Kur është ndaluar nga Policia, atij i janë gjetur 620 euro, të fshehura në këpucë.

Me anë të kësaj videoje, kërkohet më shumë kujdes, nga njerëzit që mund të kenë pajisje të ngjashme për të vjedhur. /Telegrafi/