Please enter at least 3 characters.

Hajnat vjedhin kompjuterë në vlerë 8 mijë euro në një lokal në Ferizaj

2020/09/vjedhje1_1510221448-392165-730x440-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj ka ndodhur një rast vjedhje e rëndë.

Sipas policisë ankuesi ka raportuar se persona të panjohur-të maskuar, pasi i kanë hapur me forcë lokalin e tij, i kanë vjedhur dhjetë (10) kompjuterë (të video lojërave) të modelit AMD, në vlerë rreth 8.000 (tetëmijë) €, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/