Please enter at least 3 characters.

Hajduti “përplasi” makinën dhe u fut bashkë me të në një dyqan pajisjesh elektronike në Angli - doli nga aty me mallra në vlerë 40 mijë funte

Një hajdut i maskuar ka “përplasur” makinën e tij për një dyqan pajisjesh elektronike në Bradford të Anglisë, është futur brenda dhe ka vjedhur gjëra në vlerë rreth 40,000 funte (rreth 45 mijë euro).

Dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar momentin kur makina hyn në dyqan dhe hajduti ngarkon kompjuterë e telefona në automjet.

Pronari, Umar Siddique, tha se u përpoq ta ndiqte hajdutin pasi pa vjedhjen në kamerat e sigurisë.

Përveç humbjes së mallrave, dyqani pësoi edhe dëme materiale.

Policia konfirmoi se automjeti ishte një Toyota Land Cruiser e errët, duke theksuar se hetimet janë duke vazhduar ndërkohë që ende nuk ka ndonjë të arrestuar. /Telegrafi/