Guler, Tchouameni, Valverde apo Camavinga? Jose Mourinho zgjedh se kë të “sakrifikojë” për transferime tjera
Eduardo Camavinga mund të jetë një nga emrat që do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, nëse në drejtim të klubit mbërrin një ofertë e përshtatshme, raporton gazetari Ramon Alvarez de Mon.
Sipas raportimit, drejtuesit e klubit madrilen planifikojnë ta ndërtojnë mesfushën për sezonin e ri rreth Jude Bellingham, Aurelien Tchouamenit, Arda Gulerit, Federico Valverdes dhe Bernardo Silvës.
Megjithatë, largimi i Camavingas mbetet i mundur vetëm nëse vetë lojtari ndryshon qëndrimin e tij dhe pranon të largohet nga Santiago Bernabeu.
Real Madridi thuhet se nuk e konsideron më francezin pjesë të padiskutueshme të projektit, pas një sezoni zhgënjyes 2025/26. Pavarësisht kësaj, Camavinga dëshiron të qëndrojë dhe të fitojë besimin e trajnerit Jose Mourinho, duke luftuar për një vend në formacion.
Në rast se ish-mesfushori i Rennes largohet, Real Madridi do të kishte mundësinë të investonte në transferimin e një mesfushori të ri qendror, një përforcim që Mourinho e ka kërkuar prej kohësh./Telegrafi/


