Please enter at least 3 characters.

Guerot reagon për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe: Vendim zhgënjyes dhe jo transparent

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të moscertifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në platformën “X”, ai e quajti këtë veprim “zhgënjyes” dhe paralajmëroi se vendimi nuk i shërben procesit zgjedhor demokratik.

“Vendimi i marrë dje nga KQZ-ja në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme është zhgënjyes dhe i diskutueshëm. Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse,” shkroi Guerot.

Vendimi i KQZ-së ka ngjallur debat të gjerë në skenën politike dhe reagime nga komuniteti ndërkombëtar, i cili vazhdimisht ka kërkuar përfshirje të plotë të të gjitha komuniteteve në zgjedhje.