Please enter at least 3 characters.

Guardiola nuk përjashton drejtimin e një klubi nga Serie A

2019/11/Guardiola-Liga-e-Kampioneve.jpg
300:"LONDON, ENGLAND - APRIL 08: Josep Guardiola, Manager of Manchester City attends a Manchester City press conference ahead of their UEFA Champions League quarter-final match against Tottenham Hotspur. At Tottenham Hotspur Stadium on April 08, 2019 in London, England. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola ka folur në lidhje me drejtimin e një klubi italian gjatë të ardhmes.  

Manchester City barazoi 1-1 në udhëtim te Atalanta në kuadër të ndeshjeve të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, Guardiola u pyet nëse pas Spanjës, Gjermanisë dhe Anglisë, ai do të donte një përvojë në Serie A dhe një gjë të tillë nuk e përjashtoi.

"Ndoshta. Sigurisht që është e mundur. Ishte një kënaqësi e madhe për mua që isha në Itali si lojtar, e dua vërtet këtë vend", ka thënë fillimisht Guardiola.

"Sidoqoftë, tani për tani nuk është në mendjen time, pasi jam i lumtur aty ku jam, por nuk jam aq i vjetër sa nuk do të kem kohë për të në të ardhmen".

Trajneri i Cityt gjithashtu u pyet edhe për zërat që e lidhen gjatë verës me stolin e Juventusit.

"Ju po dëgjoni informacione të këqija", përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/