Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Bernardo Silva mund të luajë në çdo ekip në botë

2019/05/Bernardo-Silva-Guardiola.jpg
319:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - MARCH 02: Josep Guardiola, Manager of Manchester City celebrates victory with Bernardo Silva of Manchester City after the Premier League match between AFC Bournemouth and Manchester City at Vitality Stadium on March 02, 2019 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola ka thënë se lojtari i tij, Bernardo Silva, ishte lojtari më i mirë në Angli këtë sezon dhe mund të luante lehtësisht për çdo klub në botë.

Bernardo u nënshkrua nga Monaco më 2017 dhe është bërë një lojtar vendimtar për Cityt këtë sezon duke zhvilluar 49 ndeshje me 13 gola dhe 12 asistime.

Portugezi ka qenë i përfshirë në 15 gola në Ligën Premier, por këto paraqitje nuk e ndihmuan atë të zgjidhet më i miri pasi në garë mbeti i treti pas Virgil Van Dijk dhe Raheem Sterling.

Por, Guardiola ka thënë se lojtari i tij e meritoi të zgjidhet më i miri dhe mund të luajë në çdo ekip në botës.

"Ai ishte më i miri këtë vit, dhe jo vetëm në ekipin tonë, por unë nuk votoj", ka thënë fillimisht Guardiola në një konferencë shtypi të premten.

Guardiola e vlerëson lartë Bernardon (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Ai mund të luajë jashtëzakonisht mirë kudo. Më thoni një ekip dhe ai mund të luajë mirë aty".

"Ai bën gjithçka të mirë. Çdo ekip në botë mund të luajë", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/