Gruevski: Lajm shumë i mirë për Tetovën dhe rrethinën (Foto)
03/11/2016
Ish-kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, me një postim në Facebook i ju është drejtuar qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës në lidhje me hapjen e fabrikës për prodhim të mbulesave dhe pjesëve për vetura ''Lear'' ku pritet të hapen vende të reja pune, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gruevski e ka nisur postimin në Facebook, me titullin ''Lajm i mirë për Tetovën dhe të gjithë rajonin e Pollogut së bashku me ekonominë e Maqedonisë.''
Gruevski e lavdëron kompaninë ''Lear'' duke thënë se kjo kompani është në ''Top 500'' kompanitë sipas listës ''Foreign'' me 130.000 të punësuar dhe me 30 fabrika nëpër të gjithë botën./Telegrafi/


