Please enter at least 3 characters.

Gruaja shtatzënë e fotografuar në spitalin e bombarduar shfaqet në mediat ruse - detyrohet të mohojë çdo gjë për Mariupolin

2022/04/lcimg-949a2934-09fe-4fed-8578-8f79d6ee488e.jpg

Më parë në mediat ndërkombëtare ishte shfaqur një imazh i Mariannas, gruas shtatzënë të evakuuar nga një spital që kishte pësuar sulme ajrore në Mariupol.

Fotografia u bë virale ndërsa zemërimi u shtua tek njerëzit, ku zyrtarët rusë u përgjigjën duke pretenduar se ajo ishte një aktore.

Ajo tani është shfaqur në mediat ruse pro-Kremlinit, pasi u duk se ajo ose ishte evakuuar në Rusi ose në një zonë të kontrolluar nga separatistët në Donetsk.

Në video, ajo pretendon se nuk ka pasur sulm ajror në spital, por se ajo beson se është goditur nga predha.

Teknika të ngjashme propagande janë përdorur nga Rusia më parë dhe ekspertët perëndimorë besojnë se intervista është përdorur për t'iu përshtatur narrativës ruse. /Telegrafi/