Please enter at least 3 characters.

Gruaja e panjohur qetësoi fëmijën, që nisi të qajë gjatë fluturimit me aeroplan (Foto)

2016/12/Gruaja-e-panjohur-qetësoi-fëmijën-qe-nisi-te-qaje-gjate-fluturimit-me-aeroplan-foto.jpg

Babai i paemëruar që po fluturonte me fëmijën tetëmuajsh për në Çikago, ka përjetuar stres të vërtetë kur vogëlushi ka filluar të qajë.

Megjithëse gjysmën e fluturimit ka qëndruar qetë, për një moment ka nisur të bërtasë, ndërsa godiste xhamin e dritares, transmeton Telegrafi.

Në atë moment, një grua e panjohur e ka marrë beben dhe e ka përkëdhelur. Nuk ka kaluar gjatë, vogëlushi i ka mbyllur sytë dhe është shtrirë qetë në gjoksin e saj.

“Pa kaluar 60 sekonda, ai fjeti dhe ajo më tha që të fle edhe unë. Derisa ateruam, ishte ajo që u kujdes për fëmijën tim, ndërsa unë e bëra një pushim të shkurtër”, ka shkruar burri poshtë fotografisë së postuar në rrjetet sociale.

“Sikur në të gjithë fluturimet të jetë nga një grua e mirë dhe të mos dëgjojmë fëmijë duke qarë në aeroplan”, është një nga komentet e shumta për veprimin e kësaj udhëtareje. /Telegrafi/