Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka bëhet sërish baba, vjen në jetë Laneya

2021/04/granitxhaka_166369663_254232539697471_1202653081782892207_n-e1619260790875.jpg

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Leonita, kanë mirëpritur në jetë një tjetër vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Laneya.

Ka qenë vet futbollisti shqiptar ai i cili ka dhënë lajmin, duke publikuar një footgrafi me vajzën e porsalindur në Instagram.

“Unë më nuk kam vetëm një princeshë të bukur, tani i kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021", ka shkruar Xhaka në Instagram.

Ndërkohë urimet e shumta nga ana e ndjekësve dhe një pjesë e mirë e fytyrave publike nuk kanë munguar për çiftin e njohur.

Leonita dhe Graniti përndryshe janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Ayana. /Telegrafi/