Grabitje në Prizren, arrestohet tre shtetas të Shqipërisë
12/02/2018
Në fshatin Malësi e Re në Prizren janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar, e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë grabitur portofolin në të cilin kishte 120€ para dhe dokumentet personale.
"Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një veturë e cila është përdoruar rast", njofton policia.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


