Please enter at least 3 characters.

Gorilla në kopshtin zoologjik të San Diegos dëmton murin prej qelqi të kafazit, para vizitorëve të panikuar

Një moment paniku ka përfshirë një Zoologjikun e San Diegos, kur një gorillë 10-vjeçare, e quajtur Denny, goditi me forcë xhamin e kafazit të tij, duke thyer një nga tre shtresat mbrojtëse.

Vizitorët u tmerruan teksa gorilla vrapoi drejt xhamit dhe e përplasi me gjithë fuqinë e tij.

Fatmirësisht, Denny nuk pësoi lëndime, ndërsa shtresa e thyer ishte vetëm një nga tre.

https://www.youtube.com/watch?v=f9Qe2Eiu8aM&t=2s

Gorilla dhe shoku i tij i kafazit u zhvendosën përkohësisht pas skenave derisa të përfundojnë riparimet.


Zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë se kjo sjellje, megjithëse e frikshme për vizitorët, është normale për gorillat mashkull, veçanërisht gjatë “adoleshencës”. /Telegrafi/