Please enter at least 3 characters.

Golden State me dy mungesa të mëdha në ndeshjen e tretë kundër Torontos

2019/06/GettyImages-970198844.jpg
489:"CLEVELAND, OH - JUNE 08: Klay Thompson #11 and Kevin Durant #35 of the Golden State Warriors react after a play in the second half against the Cleveland Cavaliers during Game Four of the 2018 NBA Finals at Quicken Loans Arena on June 8, 2018 in Cleveland, Ohio. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Jason Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Kevin Durant nuk do të jetë gati për të ndihmuar shokët në ndeshjen e tretë të finales së NBA-s.

Kampioni në fuqi, Golden State Warriors presin në palestrën Oracle Arena skuadrën e Toronto Raptors, ku secila skuadër deri më tani ka nga një fitore në fazën finale të "play-off".

Një prej basketbollistëve më të mirë të ligës amerikane të basketbollit nuk ka qenë në gjendje që të shërohet plotësisht dhe nuk do të luajë në takimin e radhës në Oakland.

Kevin Durant dhe Klay Thompson (Foto by Tim Warner/Getty Images/Guliver)

Por, kjo nuk është e tëra pasi "Luftëtarët" pritet që mos ta kenë as ndihmën e lojtarit, Klay Thompson, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen e tretë.

"Ne do të vendosim para fillimit të lojës. Për mua personalisht, vështirë se mund ta imagjinoj se nuk do të luaj. Shpresoj që të jem i gatshëm", tha para mediave, Thompson.

Ndryshe, ndeshja e radhës mes këtyre skuadrave do të zhvillohet gjatë orëve të para të ditës së enjte (rreth orës 03:00) dhe ekipi që arrin katër fitore, do të shpallet kampion. /Telegrafi/