Please enter at least 3 characters.

Gold AG sjell këngën e re "Tornado"

2020/11/Screenshot_15-3.png

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Tornado” titullohet kënga e re e tij, e cila i kushtohet dëshmorit të kombit, Ibrahim Mazreku.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tashmë gjendet i lansuar edhe në kanalin YouTube.

Foto: YouTube

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar vet reperi, ndërkohë që për orkestrimin është përkujdesur Fatos Canolli.

Videoklipi i veçantë i është besuar produksionit “Urban Graphics”.

Pas “Tornado”, Arian Agushi (emri i vërtetë) do të sjellë edhe dy këngë të tjera deri në fund të këtij muaji. /Telegrafi/