Please enter at least 3 characters.

Godin i thotë 'po' Juventusit, Atletico i ofron kontratë të re

2018/07/Diego-Godin-Atl-e1531904463167.jpg
283:"LYON, FRANCE - MAY 16: Diego Godin #2 of Atletico Madrid celebrates as he lifts The Europa League trophy after the UEFA Europa League Final between Olympique de Marseille and Club Atletico de Madrid at Stade de Lyon on May 16, 2018 in Lyon, France. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Godin është një nga lojtarët më të kërkuar nga Juventusit në këtë afat kalimtar dhe raportohet se uruguaiani i ka dhënë përgjigje pozitive Zonjës së Vjetër.

Por, Atletico Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë kaq lehtë, ata i kanë ofruar tashmë lojtarit një kontratë të re.

Sipas Tuttomercatoweb, Godin ka shprehur gatishmëri për t'iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Torino dhe së bashku të tentojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

Mbrojtësi raportohet se është pajtuar për një kontratë tre vjeçare, ku në përfundimin e saj do të ishte 35 vjeçar.

Pas gjithë kësaj, Atletico i kanë ofruar rinovim kontrate deri në qershorin e 2021.

Godin iu bashkua skuadrës spanjolle në vitin 2010, ndërsa në verën e ardhshme i skadon kontrata.

Në këtë afat kalimtar Juve përveç CR7, ka nënshkruar edhe me Emre Can, Mattia Perin, Joao Cancelon dhe Mattia Caldaran. /Telegrafi/