Gjykimi për rastin "Onkologjia 2" nis nga fillimi
Gjykimi për rastin “Onkologjia 2” në Gjykatën Themelore Publike Shkup ka filluar nga fillimi për shkak të ndërrimit të një anëtari të trupit gjykues. Në seancën e sotme palët kanë qënruar në fjalët hyrëse dhe janë dakorduar që deklaratat e dëshmitarëve të marrë deri më tani të lexohen, pas së cilës procesi vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Në fjalën hyrëse, ,mbrojtësi i të pandehurit Nikolla Vasev sot shtoi se veprimet për të cilat ngarkohet i pandehurit nuk paraqesin vepra penale, por siç tha, procedura administrative konform akteve ligjore, për të cilat kanë qenë të angazhuar punëtorë tjerë në klinika, e jo drejtorët. Ai kërkoi që i plandehuri të lirohet nga aktakuza.
Të pandehurit në këtë rast janë ish-drejtori mjekësor i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev, dhe drejtori ekonomik Nehad Nuhi. Prokurorja publike Ana Gogovska Jakimovska përfaqëson aktakuzën, e cila u miratua në qershor të këtij viti.
Sipas aktakuzës, Vasev dhe Nuhi kanë blerë ilaçe në mënyrë të paligjshme nga viti 2018 deri në vitin 2022, i kanë fshehur ato përmes tenderëve fiktivë dhe kanë përvetësuar një pjesë të terapisë, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit me gati 36 milionë euro.
Dy të pandehurit mohojnë fajësinë, duke pretenduar se aktakuza është e pabazuar dhe e sajuar politikisht, bazuar në ekspertizën ekonomike nga individë që vetë janë të inkriminuar.
Përveç “Onkologjia 2”, kundër Vasev dhe dy mjekëve të tjerë është duke u zhvilluar një proces tjetër – “Onkologjia 1”, për trajtim joadekuat të pacientëve.


