Please enter at least 3 characters.

Gjiganti italian mendon kthimin e Zazas

2016/10/zaza.png

Simone Zaza mund të kthehet më shpejt se që është menduar në Itali.

Sipas Calciomercato, gjiganti italian, AC Milan po mendon të bërë një ofertë për huazimin e sulmuesit të West Ham, Simone Zaza, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Italiani u bashkua me ‘Hammers’ me huazim një sezonal nga Juventusi gjatë verës, me një marrëveshje që përfshinë një klauzolë blerje prej 18 milionë funte në qoftë se arrihet një numër i caktuar i paraqitjeve.

Megjithatë, Zaza, edhe pse luftoi për të bërë një ndikim në Angli, si duket West Ham nuk janë të bindur se ai do të meritonte vlerën e parave të paguara.

Kështu, Milani mund të ofroj një rrugë shpëtimi për të dyja palët, me skuadrën e Serie A që kërkojnë mundësi alternative pasi sulmuesi Carlos Bacca po lidhet cdo herë e më shumë me skuadrën e Paris St Germain. /Telegrafi/