Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë në Ferizaj, dyshohet për vetëvrasje

2023/10/Policia-Zjarrfiksit-autoambulanta-emergjenca-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30 në fshatin Pojatë, Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është cilësuar si vetëvrasje.

“Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndryshe, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/