Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

2023/08/shiriti-dhe-vetura-e-policise-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e shtunë në Gjakovë.

Viktima është gjetur në banesën e tij rreth orës 13:00.

"Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në dysheme ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij", thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/