Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në veri të Mitrovicës
30/07/2026
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 korrik, rreth orës 16:00.
Policia ka bërë të ditur se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes. /Telegrafi/


