Please enter at least 3 characters.

Gjakovarët s’kanë motiv

2016/01/gjakovar-euml-t-s-rsquo-kan-euml-motiv_hd.jpg

Me padurim presin të përfundojnë edhe dy xhiro, jo se i ka lëshuar ‘takati’, mirëpo iu ka humbur motivi. Futbollistët e Vëllaznimi janë duke u përballë me krizë financiare çka ka bërë që lojtarët gjakovarë të kenë problem me paga.

Se atmosfera nuk është e mirë, e konfirmoi edhe futbollisti, Ylber Myrta. Sipas tij, ata janë të kënaqur me rezultatet e deritashme, duke e marrë parasysh problemet financiare në të cilat po kalon skuadra.

“Po duke i shikuar edhe kushtet dhe situatën në të cilën gjendet klubi i Vëllaznimit, duke përfshirë këtu mjetet financiare të cilat në ketë sezon nuk kanë qenë qysh na është premtuar dhe qysh jemi marr vesh me kryesinë, besoj se rezultatet kanë mundur të jenë më të mira, por njëkohësisht edhe më të këqija. Por, ambiciet e klubit kanë qenë që të gjendemi në mësim e tabelës dhe besoj se ja kemi dalë deri diku, përkundër kushteve jo të mira që na janë siguruar. Kjo ka bërë që motivi i futbollistëve të mos jetë aty ku duhet”, tha Myrta për ‘Sport Plus’. /Telegrafi/