Please enter at least 3 characters.

Giroud: Nuk festova, sepse Arsenali ma ka ndryshuar jetën

2019/05/OlivierGiroudEL.jpg
262:"BAKU, AZERBAIJAN - MAY 29: Olivier Giroud of Chelsea celebrates after scoring his team's first goal during the UEFA Europa League Final between Chelsea and Arsenal at Baku Olimpiya Stadionu on May 29, 2019 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)
12:"Getty Images

Olivier Giroud ishte njëri nga golashënuesit në finale të Ligës së Evropës, në të cilën Chelsea e mposhti Arsenalin me rezultat 4-1.

Duke qenë një ish-lojtar i Topçinjve, sulmuesi francez nuk festoi në momentin e golit të tij dhe këtë e ka bërë për të nderuar klubin e mëparshëm.

"Mendoj se ishte një finale e mirë. Ishim më të mirë dhe më efikas në pjesën e dytë. Jam shumë krenar, sepse kjo skuadër meritoi të fitonte diçka".

"E humbëm Kupën e Ligës ndaj (Manchester) Cityt, por kjo është e veçantë, kampionati i dytë më i mirë evropian. Natyrisht se kam lënë shumë miq te Arsenali, klubi që ma ka ndryshuar jetën, ma ka dhënë mundësinë që t'i jetoj ëndrrat e mia duke luajtur në Ligën Premier".

"U kam shumë borxh atyre, prandaj nuk do ta harroj kurrë dhe kjo është arsyeja pse nuk festova. Por, në anën tjetër, jam krenar që e fitova këtë trofe me Chelsean, tash jam një 'blu' i vërtetë. Ndihem i bekuar", ka thënë francezi pas ndeshjes. /Telegrafi/