Giroud do të rinovojë me Arsenalin
29/07/2014
Kontrata aktuale e francezit skadon në vitin 2016, ndërsa Daily Express raporton se atij do t’i ofrohen edhe dy vite shtesë.
Megjithatë, nuk ka informacion se çfarë kushtesh do të përfshihen në kontratën e re.
Topçinjtë janë duke e forcuar skuadrën për sezonin e ri dhe njëherësh duan të sigurojnë qëndrimin e disa prej lojtarëve.
Giroud kaloi te Arsenali në vitin 2012 nga Montepeiller. /Telegrafi/


