‘Gëzim’ për Trepçën, fiton edhe Besa
Trepça më golin e Gëzim Sylës në minutën e 60-të nga penalltia siguroi pikët e plota nga kjo sfidë duke i ikur barazhit.
Me këtë fitore, Trepça tani ka 33 pikë nga 28 ndeshje të zhvilluara, duke dalë në pozitën e nëntë, me një pikë më shumë se Ferronikeli, kurse Trepça 89 mbetet me 42 pikë në pozitën e pestë.
Fitore ka shënuar edhe Besa e Pejës që në ‘Shahin Haixhiislami’ mundi Drenicën me rezultat 2-0.
Shpëtim Zhara në minutën e 67-të dhe Haxhi Zeka në minutën e dytë të kohës shtesë shënuan nga një gol për fitoren e pejanëve. /KP/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 28-të
Rezultatet
Besa-Drenica 2-0
Trepça-Trepça ‘89 1-0
Dje
Drita-Prishtina 1-1
Fushë Kosova-Llamkos Kosova 0-4
Ferronikeli-Hajvalia 0-0
Tabela:
1.LLamkos Kosova 54
2.Ferizaj 45
3.Prishtina 45
4.Drenica 42
5.Trepça 89 42
6.Besa 42
7.Drita 38
8.Hajvalia 34
9.Trepça 33
10.Ferronikeli 32
11.Fushë Kosova 26


