Please enter at least 3 characters.

Gerrard: Vetëm një mrekulli do të më ndihmonte ta fitoja titullin

2016/01/f.0930222946613_m.jpg

Rastin më të mirë për ta fituar titullin e Ligës Premier, mesfushori anglez e ka pasur në sezonin 2008/2009 kur Redsat zunë vendin e dytë, ndërsa kurrë më pas nuk i janë afruar kreut.

Pas përforcimit të klubeve nga Mançesteri, po ashtu edhe Chelsea, 32-vjeçari e ka të qartë se gjasat e Liverpoolit për të triumfuar janë minimale.

“Do të ishte një mrekulli po ta realizoja tash ëndrrën time dhe ta fitoja titullin me Liverpoolin”.

“E them këtë për shkak të moshës sime dhe në bazë të asaj se ku kemi përfunduar në ligë në dy vitet e fundit. Si edhe në bazë të situatës që jemi në raport me rivalët”.

“Tash nuk janë vetëm Unitedi dhe Arsenali, por edhe City, Chelsea dhe Tottenhami. Edhe Newcastle po afrohet”.

“Liga Premier është bërë shumë më e vështirë për t’u fituar nga kushdo”, ka shkruar Gerrard në autobiografinë e publikuar së fundmi me titull “My Liverpool Story”. /Telegrafi/