Genta me stil të ri të flokëve, pëlqehet prej fansave
Genta Ismajli para tre muajve solli projektin më të ri në tregun muzikor shqiptar.
Megjithatë, bukuroshja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së rubrikave rozë të mediave.
Zeshkanen e kemi tashmë e sa kohë me flokë të gjata dhe të drejta, por së fundi këngëtarja ka vendosur të ndryshojë paksa stilin.
Në disa fotografi të postuara në llogarinë personale në Instagram, Genta duket më ndryshe me flokë të shkurta e të dredha duke përfshirë ngjyrë të zezë me nuanca të kuqe.
Kjo ka bërë që të merr komente pozitive për dukjen e re si dhe mbi 25 mijë pëlqime në rrjetet sociale.
Theksojmë kënga e saj e fundit “Zemra thyhet” është pëlqyer shumë nga publiku, ku deri më tani është shikuar mbi 5.4 milionë herë në YouTube.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në këngë të reja që do të vijnë gjatë këtij viti. /Telegrafi/


