Genta Ismajli me paraqitje provokuese në "Miss Universe Kosova", vë në pah gjoksin atraktiv
Këngëtarja e njohur Genta Ismajli është shquar gjithmonë si njëra ndër femrat më atraktive të estradës.
Ajo vazhdon të jetë në top formë, kjo falë kujdesit ndaj vetes dhe ushtrimeve të rregullta në palestër.
Së fundmi, bukuroshja Ismajli ka qenë e ftuar për të performuar në spektaklin "Miss Universe Kosova".
Ismajli në këtë event është paraqitur me një veshje mjaft provokuese, ku në plan të parë ka vënë gjoksin e saj atraktiv.
Në një fotografi të hedhur në rrjetin social Instagram, Genta ka zbuluar për ndjekësit se si është dukur në natën e sotme.
Ajo ka performuar para publikut hitin e saj "Squat baby", ndërsa ka mahnitur të pranishmit me vallëzimin e saj.
Gjatë muajve të verës, ajo pritet të jetë mjaft aktive me projekite të reja dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/


