Please enter at least 3 characters.

Gazetari u ‘shndërrua’ në tifozë, në momentin që Messi përfundoi konferencën për media

2021/08/messssii.jpg

Edhe gazetarët janë të ngazëllyer për nënshkrimin e Paris Saint-Germain me Lionel Messin, me gazetarët që brohorisnin emrin e tij në konferencën për shtyp.

Argjentinasi iu drejtua mediave pasi përfundoi transferimin e tij të suksesshëm në PSG.

Ai foli për vendimin e tij për t'u bashkuar me gjigantët francezë dhe qëllimet e tij për sezonin e ardhshëm ndërsa foli me shokët rinj në skuadër.

Fituesit i gjashtë herë i Topit të Artë iu bashkua presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi i cili gjithashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Më pas, një gazetarë filloi të thirrste 'Messi, Messi' dhe 'Vamos Leo', e që 34-vjeçari filloi të qeshte.

Messi, Al-Khelaifi dhe drejtori sportiv i PSG Leonardo më pas u fotografuan, me sulmuesin argjentinas që mbante në krah fanellën e tij të re.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp, Messi zbuloi se objektivi i tij kryesor është të fitojë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/