Please enter at least 3 characters.

Gattuso shmang suspendimin, i pranishëm në derbin ndaj Interit

2018/03/Gennaro-Gattuso-1.jpg
123:"during the serie A match between AC Milan and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on March 18, 2018 in Milan, Italy.
13:"Marco Luzzani

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i ka shpëtuar një pezullimi nga komisioni disiplinor në futbollin italian.

Ky është një lajm të mirë për Rossonerët në prag të derbit, pasi komisioni disiplinor pranë ligës italiane të futbollit, vendosi të mos e suspendojë trajnerin për sfidën kundër Interit.

Gennaro Gattuso (Foto: Getty Images/Guliver)

Strategu italian u përjashtua nga gjyqtari në ndeshjen e të premtes së kaluar ndaj Chievos, pasi u përfshi në një debat me Ricardo Meggiorinin, por ka shpëtuar mirë duke u ndëshkuar vetëm me një gjobë prej 15.000 eurosh.

Derbi mes Milanit dhe Interit do të luhet këtë të diel, teksa dy skuadrat e mëdha italiane janë në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët pozicionohen në vend të tretë në tabelë, me një pikë më shumë se Nerazzurrët që ndodhen një vend më poshtë. /KP/Telegrafi/