Please enter at least 3 characters.

Gati 20 milionë rusë kanë jetuar në varfëri më 2016

2017/04/F6AC9EA7-5C28-40A8-8AFE-0F995466430D_w1023_r1_s-e1491459641318.jpg

Numri i rusëve që jetojnë në varfëri ka arritur në 19.8 milionë vitin e kaluar.

Shifra, më e larta në një dekadë, u publikua nga agjencia shtetërore e statistikave Rosstat.

Kriza me çmime të naftës dhe sanksionet e Perëndimit, për shkak të Ukrainës, e kanë futur ekonominë ruse në recesion.

Recesioni është shoqëruar me çmime të larta që kanë goditur fuqinë blerëse të konsumatorëve, edhe pse rubla është rritur në muajt e fundit. /Telegrafi/