Gashi mund t’i bashkohet Hajvalisë
Munishi ka thënë se ka biseduar me Gashin, pasi ky e fundit e ka kontaktuar Munishin, duke shprehur mirënjohje për trajnerin e Hajvalisë që kishte protestuar për sulmuesin e Besës, i cili nuk po gjen hapësirë në përbërjen e parë.
“Egzon Gashit i ka ardhur shumë mirë që kam protestuar për të për faktin që po qëndron në bankën rezervë. I ka ardhur mirë dhe kishte diçka të vërtetë në atë që kam thënë unë dhe për këtë më është lajmëruar dhe më ka falënderuar. I kam thënë se nëse mund ta zgjedhë çështjen me Besën, me shumë qejf do ta transferoja. Do të bisedoj për kushte me pronarët e Hajvalisë dhe 99.9 për qind do ta transferojmë atë”, u shpreh Munshi për SportPlus.
Ai shtoi se ka dashur të transferojë Gashin edhe te Llamkos Kosova. “Ai ka shumë dëshirë të vijë këtu. Kam tentuar ta marrë edhe në Vushtrri, mirëpo thoshte se e ndjen veten mirë te Besa. Pres prej tij të tregojë një stinor fantastik dhe ta fitojë titullin në fund”, shtoi Munishi. /Telegrafi/


