Please enter at least 3 characters.

Gareth Bale bëhet baba për herë të tretë

2018/05/Gareth-Bale-dhe-Emma-Rhys-Jones-e1525785472227.jpg
208:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 26: Emma Rhys-Jones and Gareth Bale attend the Royal Film Performance of "Spectre"at Royal Albert Hall on October 26, 2015 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale po feston jashtë fushës këtë mëngjes, pasi njoftoi ardhjen e djalit të tij të ri.

Futbollisti dhe Emma Rhys-Jones kanë pasur deri më tani dy vajza - Alba Violet, pesëvjeçare dhe Nava Valentina, dyvjeçare.

Sulmuesi i Real Madridit ka zbuluar përmes llogarisë personale në Instagram lajmin e lumtur teksa ka publikuar edhe një imazh të djalit që e ka pagëzuar me emrin Axel Charles Bale.

"Ne jemi të lumtur të mirëpresim një djalë në familjen tonë këtë mëngjes. Axel Charles Bale 08.05.18", ka shkruar në Instagarm, Bale.

Ky i fundit do të martohet këtë vit në një kështjellë italiane me të dashurën që e njeh nga fëmijëria.

Çifti i dashur është së bashku më shumë se dhjetë vjet dhe besohet se janë takuar gjatë shkollës së mesme në Whitchurch.

Ndryshe, Balen do ta shohim edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid do të takohet me Liverpoolin. /Telegrafi/