Galata transferon Bruman për €10m
03/09/2013
Portugezi 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin turk.
Varësisht nga paraqitjet e futbollistit shuma e shitjes mund të rritet deri në 13 milionë euro, ndërsa në rast se klubi nga Turk Telekom Arena e shet atë në të ardhmen, Sportingu do të përfitojë 25 për qind të parave.
Bruma mund të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon me Galatasarayn që bën gara në Grupin B, së bashku me Real Madridin, Juventusin dhe Copenhagenin. /Telegrafi/


