Please enter at least 3 characters.

Gafa e Daily Mail: Rita Ora feston dhjetëvjetorin e pavarësisë së Ukrainës (Video)

2018/02/ora.png

Rita Ora ka qëndruar për disa orë në shtetin tonë, e cila gjë ka bërë bujë të madhe në botë.

Koncertin e këngëtares sonë në Prishtinë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e kanë komentuar pjesa më e madhe e mediave botërore, të cilat kanë vlerësuar performancën e këngëtares shqiptare.

Tabloidi britanik “Daily Mail”, që ka pasqyruar gjithashtu vizitën e 27-vjeçares shqiptare ditën e djeshme në Prishtinë, ka bërë një gafë duke thënë se “Rira Ora” feston 10-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës.

Në fakt, në videon e shpërndarë ku shihen disa prej përmbledhjeve të Ritës, titulli i këtij mediumi ishte “Rita Ora po feston 10 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës”.

Më pas artikulli vijon me takimin që Rita Ora pati me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ditën e djeshme.

Në një artikull të dytë, “Daily Mail” flet për koncertin madhështor që u mbajt mbrëmë në Prishtinë, me të ftuar speciale këngëtaren shqiptare.

Ndryshe, bukuroshja jonë pas koncertit ka udhëtuar drejt Londrës, ku të mërkurën do të jetë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards. /Telegrafi/<span></span>