Please enter at least 3 characters.

Gabimet që i bëjnë çiftet kur bëhen prindër për herë të parë

2023/06/prinder.jpg

Nëse nuk keni përvojë të mëparshme, prindërimi do të jetë një sfidë e vërtetë për ju. Megjithatë, si me shumë gjëra në jetë, do të mësoni nga gabimet tuaja.Në vijim janë disa nga gabimet tipike për ata që ndeshen me prindërimin dhe rritjen e fëmijëve për herë të parë:

Nuk i ndani përgjegjësitë

Foshnjat krijohen falë dy personave. Nëse e keni këtë mundësi, do të ishte logjike që ju dhe partneri juaj të merrni pjesë në mënyrë të barabartë në kujdesin e fëmijës. Në këtë mënyrë, secili prej jush do të marrë kohën e lirë, por do të mësoni dhe kuptoni njëri-tjetrin më mirë.

Nuk po e shijoni momentin

Në përpjekjen tuaj për të qenë prindi i përsosur, shpesh harroni ta shijoni momentin. Kini kujdes që të mos e kuptoni papritur se fëmija juaj është rritur dhe ju nuk e dini se si dhe kur ka ndodhur.

Prisni më të keqen

Secili prej nesh ka pritshmëri të ndryshme, por shpesh prindërit e rinj besojnë se i pret vetëm më e keqja – lindja e vështirë, komplikimet, netët pa gjumë... Megjithatë, një qëndrim i tillë është krejtësisht i gabuar.

E injoroni partnerin

Kur bëhet fjalë për marrëdhënien tuaj me partnerin, të bëhesh prind mund të dëmtojë. Shumë prindër të rinj janë aq të zënë me kujdesin për të porsalindurin e tyre, saqë harrojnë nevojat e partnerit të tyre.

Ju kap paniku për gjërat e vogla

Fazat fillestare të prindërimit do të jenë kaotike dhe të karakterizuara nga paniku i panevojshëm. Duhet të mësoni të relaksoheni, sepse paniku do ta përkeqësojë çdo situatë.

Nuk kujdeseni për veten

Një nga gabimet më të zakonshme është injorimi i nevojave personale, por kujdesi për veten gjatë dhe pas shtatzënisë është vendimtar.

Besoni gjithçka që ju këshillojnë njerëzit tjerë

Është plotësisht e qartë dhe e pritshme që do të mësoni shumë nga njerëzit që janë më me përvojë në këtë sfidë jetësore. Por, mos besoni gjithçka që ju thonë. /Telegrafi/