Please enter at least 3 characters.

Fury vazhdon si i pamposhtur, triumfon me nokaut teknik ndaj Schwarzit pas vetëm dy raundeve

2019/06/Fury-vs-Schwarz.jpg
227:"LAS VEGAS, NEVADA - JUNE 15: Tyson Fury (L) punches Tom Schwarz during a heavyweight fight at MGM Grand Garden Arena on June 15, 2019 in Las Vegas, Nevada. Fury won with a second-round TKO. (Photo by Steve Marcus/Getty Images)
12:"Getty Images

Tyson Fury ka fituar përballjen ndaj boksierit gjerman, Tom Schwarz, në ndeshjen e peshave të rënda, para ri-meçit ndaj Deontay Wilder.

Kampioni i rëndomtë i peshave të rënda, në luftën e tij të parë me një marrëveshje me 100 milionë dollarë bashkë-promovuese me Top Rank dhe ESPN, bëri punë të shpejtë ndaj gjermanit Tom Schwarz.

Britaniku arriti që të fitojë ndeshjen pas dy nokautëve në raundin e dytë në përballjen e zhvilluar në mëngjesin e sotëm (e diel) në MGM Grand Garden Arena.

Fury fitoi me nokaut teknik pas vetëm dy raundesh (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Fury, i cili ka një rekord prej 28 fitoreve dhe një barazim, ku 20 fitore kanë ardhur me nokaut ishte gjatë gjithë përballjes më i mirë dhe i aktiv.

Pas rrëzimit dhe dominimit në raundin e dytë, gjyqtari u detyrua ta ndërpres ndeshjen dhe fitoren t'ia jap britanikut.

Kjo ishte fitorja e tij më e shpejtë që nga marsi i vitit 2010 apo pas nëntë viteve, ndërsa gjatë muajve të ardhshëm pritet ri-meçi me Deontay Wilder.

Në duelin e sotëm ishin plot 9,102 shikues ose rreth gjysma e kapacitetit të arenës MGM Grand Garden. /Telegrafi/