Please enter at least 3 characters.

Fulhami zgjedh golin e Pajtim Kasamit si më të mirin e dekadës – Shqiptari ndihet i lumtur

2020/01/pajtim-kasami.jpg

Klubi i njohur anglez, Fulham ka zgjedhur golin e sulmuesit shqiptar, Pajtim Kasami, si më të mirin e dekadës që lamë pas.

Kasami, i cili aktualisht luan në Zvicër te skuadra e Sionit, në të kaluarën mbrojti ngjyrat e klubit anglez, Fulham mes viteve 2011–2014.

Gjatë këtyre viteve, 27-vjeçari nga Struga nuk arriti të lë shumë gjumë duke zhvilluar vetëm 56 ndeshje dhe duke shënuar tre gola.

Megjithatë, një supergol i tij ndaj Crystal Palace, ka arritur të lë gjurmë tek klubi anglez.

Fulham kishte përzgjedhur disa nga golat ndër vite për të gjetur më të mirin e dekadës dhe ishte goli i Kasamit, ai i cili fitoi votat.

Pas kësaj përzgjedhje, ylli shqiptar dërgoi një video tek klubi anglez duke treguar se ndihet i lumtur që goli i tij u zgjodh më i miri i dekadës.

“Tung njerëz, jam Pajtim Kasami. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar golin tim si ‘Goli më i bukur i dekadës’. Kjo do të thotë shumë për mua.  I vlerësoj po ashtu shumë mesazhet e bukura që kam marrë”.

“Goli im erdhi në mënyrë instiktive, nuk e kam menduar shumë, kurse tani që kanë kaluar gati 5 vite, e kam kuptuar se me të vërtetë ishte një nga golat më të bukur që i kam shënuar”, ka thënë Kasami. /Telegrafi/