Please enter at least 3 characters.

Ftohtë dhe reshje bore, apelohet për kujdes në trafik

2019/01/Moti-me-bore-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

IHK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta. /Telegrafi/