Please enter at least 3 characters.

​FSK në stërvitjen ndërkombëtare me NATO-n

2022/05/unnamed-file.jpg

Një kontingjent i FSK-së është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare "Combined Resolve 22" në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Niset kontingjenti i FSK-së për pjesëmarrje në Stërvitjen ndërkombëtare "Combined Resolve 22" në Bazën e ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë.Ushtrimi "Combined Resolve 22" mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.Ushtrim është i dizajnuar të simuloj skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara, asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit etj. Ky ushtrim zhvillohet për të ushtruar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvilloj aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne.Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë drejtë sukseseve të reja!. /Telegrafi/