Please enter at least 3 characters.

Foshnjat e para të lindura në Sarajevë në vitin 2022 janë binjakë

2022/01/download-22-961058-1615520381.png

Foshnjat e para në vitin 2022 kanë lindur në Sarajevë në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës.

Dhe siç shkruan Klix.ba, atje, mëngjesin e sotëm dy orë pas mesnate kanë lindur dy djem binjakë, përcjell Telegrafi.

“Foshnjat e para kanë lindur sot në mëngjes në orën 1:55 dhe 1:56. Këta janë djem binjakë”, ka konfirmuar Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës.

Ndryshe, Sarajeva hyri në vitin 2022 pa një natë të organizuar të Vitit të Ri dhe një numër më i vogël i ngjarjeve në qytet kontribuan në një numër më të vogël të ndërhyrjeve kur bëhet fjalë për policinë, shërbimet mjekësore dhe zjarrfikësit.

Ndonëse edhe këtë vit qytetarët e Sarajevës e pritën Vitin e Ri nga shtëpitë apo kafenetë dhe përveç kësaj ka pasur një përdorim më të madh të mjeteve piroteknike, fatmirësisht Ministria e Punëve të Brendshme, Ambulanca dhe Brigada Profesionale Zjarrfikëse nuk kanë pasur ndërhyrje të konsiderueshme. /Telegrafi/