Please enter at least 3 characters.

Forumi vjetor i Paqes në Pejë -edicioni i dytë

Forumi vjetor i paqes në Pejë në bashkëpunim me forumet e tjera të mëdha të paqes si forumi i paqes në Paris, Basel, Abu Dabi dhe qendrat tjera do të bashkojë çdo vit liderë të Paqes, inovator të teknologjisë informative, ekspertë të inteligjencës artificiale, specialistë të shëndetit, ekspertë të mediave, paqendërtues, mbrojtës të ambientit dhe ndryshimeve klimatike dhe vendimmarrës nga mbarë bota për të eksploruar potencialin për ndërtimin e një paqe të qëndrueshme dhe një vendi më të sigurt për të jetuar në këtë botë të trazuar.

Peja qendër e paqes dhe parandalimit të konfliktit

Edicioni i Parë i Forumit të Paqes në Pejë "NDËRTIMI I PAQES NË NJË BOTË RIVALITETI". me pjesëmarrje të Profesorëve Univerzitarë, Akademikëve, Ambasadorëve, Paqendërtuesëve, Ekspertëve të Inteligjencës Artificiale nga shumë vende të botës, përfshirë liderët nga SHBA, Japonia, Kolombia, Gjermania, Italia, Ukraina, Bosnia dhe Herzegovina, Shqipëria dhe Kosova ka shtjelluar tema aktuale të Rivalitetit dhe të Ndryshimeve të pashmangshme në pjesë të ndryshme të botës.

Në Edicionin e Dytë kemi ftuar GJENERALIN WESLEY CLARK të ndaj me pjesmarrësit e forumit përvojën e tij shumëvjeçare nga vende të ndryshme të botës si dhe kontributin e tij për lirinë e vendit tonë. Kemi të ftuar edhe Lider nga Japonia, Wales, SHBA etj. të cilët me prezentimet e tyre do të kontribuojnë si të “NDËRTOHET BESIMI DHE MIRËKUPTIMI NË NJË BOTË TË TRAZUAR”.

Nëse mbetet i patrajtuar, çdo konflikt rrezikon të arrijë përmasa globale

Forumi i Paqes në Pejë do të vazhdoj të ftoj Lider Global por do të fokusohet në ndërtimin e Paqes së Qëndrueshme në familje, aty ku buron konflikti dhe aty ku zhvillohet paqa. Këtë vit Forumi do të trajtojë nevojën urgjente për ndërtimin e besimit në familje, në mes të fqinjëve dhe në komunitet. Jeni të mirëpritur me datën 5 Tetor, 2025 të merrni pjesë në Forumin e Paqes në Pejë dhe dëgjoni porositë e liderëve ndërkombëtarë dhe kombëltarë.

Punimet e Forumit të Paqes mund t’i përcillni edhe online, duke u regjistruar në: https://pejapeaceforum.org/

Forumi i Paqes në Pejë, përkrahet nga Rotary Club Peja, Universiteti “Haxhi Zeka në Pejë dhe partneri ynë medial Telegrafi.