Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare: Wolves - Sevilla

2020/08/nhan-dinh-wolves-vs-sevilla-02h00-ngay-12-08-kinh-nghiem-len-tieng_681765140471940177.jpg

Wolverhapton Wanderers dhe Sevilla do të takohet në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Schauinsland-Reisen-Arena”.

Për këtë takim, Wolves do të jetë pa lojtarët si, Jonny Castro që është i lënduar dhe Podence që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Sevilla nuk mund të llogarisë vetëm në Sebastien Corchia që po ashtu është i lënduar.

Formacioni startues i Wolves: Rui Patricio; Boly, Coady, Saïss; Doherty, Dendoncker, Moutinho, Rúben Neves, Vinagre; Raúl Jiménez, Adama Traoré.

Formacioni startues i Sevillës: Bono; Jesús Navas, Diego Carlos, Koundé, Reguilón; Jordán, Fernando, Banega; Ocampos, En-Nesyri, Suso. /Telegrafi/